Abdixhiku në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

14 tetor 2024 | 20:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me strukturat e kësaj partie në Podujevë.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që “Llapi do t’i prijë ringritjes së madhe të LDK-së.”

“Një takim pune – në Selinë Qendrore – me strukturat e degës sonë në Podujevë. Momentum politik i mirë për LDK-në po shoqërohet me entuziazëm të brendshëm dhe mobilizim të strukturave partiake. Nuk kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe,” ka shkruar Abdixhiku në Facebook të hënën.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kolonë e gjatë disa kilometrash është krijuar në pikë…