Abdixhiku në Prekaz: Kujtojmë të gjithë sakrificën për liri dhe pavarësi

17 shkurt 2023 | 11:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpunëtorë, në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Me këtë rast, Abdixhiku, ka thënë se dita e sotme është dita më e rëndësishme për popullin e Kosovës.

“Erdhëm në Prekaz për të nderuar heroizmin e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe të kujtojmë të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë dëshmorët, të gjitha gjeneratat që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë datë të jashtëzakonshme të Republikës së Kosovës. Tani në këtë 15 vjetor duhet të kujtojmë të gjithë sakrificën për liri, pavarësi, demokraci dhe duhet të kujtojmë po ashtu në unitetin e domosdoshëm për të shpie projektin tonë më madhor që kemi pas ndonjëherë, që është anëtarësimi në NATO dhe BE”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…