Abdixhiku në Prishtinë: LDK-ja është alternativa e vetme për një të ardhme të qëndrueshme

14 janar 2025 | 21:26

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor.

Tubimi u organizua nga Dega e Pestë e kësaj partie në kryeqytet.

Në fjalimin e tij, para kandidatëve për deputet, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie Abdixhiku tha se LDK-ja nuk është për ndarje dhe përçarje.

“LDK-ja nuk është parti e fjalëve të mëdha, nuk është parti e punëve të vogla e nuk bën popullizëm e demagogji që të bëjë premtime që nuk i mban ato. Mos harroni, LDK-ja është parti e Ibrahim Rugovës, themeluesit dhe ndërtuesit të shtetësisë së Kosovës”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku theksoi se asnjë parti para LDK-së nuk ofron alternativë për prishtinasit.

“Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!”, tha ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në:
Hajvali, Prishtinë, Dega 5!
Dridhje elektorale edhe e Gollakut!
Asnjë alternativë nuk ofron sot – as për së afërmi – çfarë LDK ofron për Kryeqytet! Prandaj, prishtinasit, ndryshimin e katër viteve më parë po e kërkon dhe në nivel nacional. LDK dhe Prishtina më 9 shkurt bëhen një.
Ky momentum i mirë i yni na jep besim dhe shpresë. Na jep vullnet të vazhdojmë kështu çdo ditë. Sepse fushata jonë elektorale tashmë është bërë festë; është bërë antidot i urrejtjes, ndarjes e përçarjes!
Me 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, me transformimin rrënjësor me Unazën e Kryeqytetit; Stadiumin e Ri e Qendrën e Sportit, me Parkun Teknologjik e Spitalin e Ri, me mësim tërëditor për 28 mijë fëmijë në Kosovë – Prishtina, banorët e Kryeqytetit më 9 shkurt e fitojnë shtetin që i bllokonte për 4 vjet rresht!
1.5 miliard euro për Prishtinën!
Ky është zotimi ynë!
Izet e Fiknete, dy kandidatë të kësaj dege, ju priftë e mbara e ju faleminderit për gjithë organizimin madhështorë sonte! ✌️
#LDK124

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së, Smajl Latifi, me numër 16,…