Abdixhiku në seancën solemne të Kuvendit: Rugova ishte themeltar i shtetit të Kosovës

17 shkurt 2023 | 12:49

Lumir Adbixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka mbajtur një falim në seancën solemne të Kuvendit për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në fjalimin e tij, ai ka numëruar disa momente historike, përfshirë rrugëtimin ditor të Ibrahim Rugovës nga udhëkryqi i Velanisë, të cilin e ka quajtur si “ati themeltar të shtetit të Kosovës”.

“Rrugëtimi ditor i Ibrahim Rugovës në udhëkryqin e Velanisë, ishte rrugëtim i bërë në emër të secilit për një të ardhme që do të tejkalonte secilin. Çdo rrugë e tij, e njeriut që yjet politike i kishin dhënë kahje të atit themeltar të shtetit të Kosovës, e bartës së barrës së lëvizjes së Kosovës për liri e pavarësi”, ka thënë Abdixhiku.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku, ka përmendur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e sakrificën e familjes Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përjashtuar  mundësinë e heqjes…