
Abdixhiku në takim me shefin e BE-së kërkon të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të hënën në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Szunyog me propozimet e LDK-së për tejkalimin e krizës me çmimet.
Po ashtu, Abdixhiku e ka ripërsëritur kërkesën e vazhdueshme të LDK-së për përshpejtimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe të proceseve të integrimeve evropiane të Kosovës.
Në këtë takim është biseduar edhe për reformën zgjedhore si dhe për agjendën legjislative të Kuvendit të Kosovës që ndërlidhen me proceset e integrimit evropian të Kosovës, e cila duhet të dinamizohet më shumë.
“LDK-ja, si deri më tani, vazhdon të jetë partner i besueshëm për institucionet ndërkombëtare”, ka njoftuar LDK-ja.