Abdixhiku në tubimin elektoral në Lugu i Baranit: LDK dhe populli janë bërë tashmë një

17 janar 2025 | 21:31

Lugu i Baranit u shndërrua në qendër të përkrahjes masive për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Pejë.

LDK-ja, nën drejtimin e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim plot entuziazëm, ndërsa përmes një postimi në Facebook dërgoi sinjale të forta mobilizimi dhe optimizmi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i plotë:

“Nuk është tubimi qendror në Pejë!
Është vetëm LUGU I BARANIT!
E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani!
Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani!
Emocione të jashtëzakonshme! Ringritje e qartë! Fitore e pastërt! Dukagjinçe sot kërkova të flisnit, dukagjinçe u tha: ndryshimi po vjen!
Karagaç bëhu gati për 24 janar!
Do të ketë tërmet të djathtë!” – ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet Elmi Reçica së bashku me kryetarin Memli…