Abdixhiku në tubimin me gratë e Gjilanit lexon fjalimin që ia shkroi gruaja e tij

02 shkurt 2025 | 00:02

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur me gra të Gjilanit, tregoi se fjalimin sot, ia besoi gruas së tij, Albinës, e cila ia shkroi Abdixhikut.

Sipasj tij ‘’Me gjithë këtë fushatë, takime, rrugëtime, debatet me burrat që mendojnë se dinë gjithçka – mendova: “Kush është më e zonja për ta bërë këtë punë?’’. Dhe e lashë në duartë e Albinës, bashkëshortes’’, potencoi Abdixhiku para grave.

“Prandaj, për të gjitha gratë e Gjilanit: A jemi gati ta marrim fatin tonë në duar? A jemi gati t’i lëme burrat pak anash dhe të tregojmë si bähen gjerat si duhet? Nese po – atëherë te ecim perpara! Sepse e ardhmja nuk është vetëm e Kosovës… e ardhmja është e grave të Kosovës’’, deklaroi Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci dëshmoi sonte një mbështetje të jashtëzakonshme për Koalicionin për…