Abdixhiku në Viti: Ky është rikthimi historik i LDK-së
01 shkurt 2025
| 16:52
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në “Facebook” për tubimin e kësaj paurtie në sheshin e qytetit të Vitisë.
“Sokol të lumtë! Një tubim i jashtëzakonshëm, një atmosferë e fuqishme, dhe një mesazh i qartë: 9 shkurti është dita kur Kosova nis kapitullin e ri! Ky është rikthimi historik i Lidhjes Demokratike. Për fitore, dhe asgjë më pak!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se qytetarët gjithandej vendit duan zhvillim, duan mbështetje për ekonomitë lokale, duan investime në infrastrukturë, dhe duan një të ardhme që u garanton mundësi, jo pengesa. “Dhe këtë mund ta sjellë vetëm LDK-ja me programin ‘Rruga e Re’, dhe me ekipin tonë profesionist e të përkushtuar”, ka thënë Abdixhiku.