Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, i bashkohet PShDK-ja

05 qershor 2024 | 12:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka arritur koalicion parazgjedhor me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK).

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja dhe PShDK-ja do të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Sot së bashku me bashkëpunëtorët e LDK-së e nënshkruam marrëveshjen e garimit të përbashkët mes LDK-së dhe PShDK-së në garën e ardhshme për zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës. Ndjehemi të gjithë mirë, sepse është një ditë e veçantë për LDK-në, por edhe për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listës zgjedhore së LDK-së. Për bashkim është natyror, është autokton, origjinal i LDK-së, është një bashkëpunim i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Avdulli shpallë të pavleshme çertafikaten e QAP ferizaj