
Abdixhiku: Nëse nuk ka marrëveshje politike, edhe kjo seancë do të jetë e kotë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje politike në mes të partive edhe seanca e sotme do të jetë e kot.
“Nëse gjatë këtyre dy nuk pasur marrëveshje politike edhe kjo seancë do të jetë e kotë. Parti e ka për detyrim politik të gjej kompromis me partitë që kanë treguar gatishmëri për kompromis. Në qoftë se nuk ka marrëveshje politike e për zgjedhjen e kryeparlementarit do të jetë një seancë si çdo seancë tjetër”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se qëndrimi e LDK-se ndryshojnë nga ato të partisë së parë.
“Qëndrimet e LDK-së tashmë i keni të qartë, ne si LDK ndajmë qëndrime krejt ndryshe nga parti a e parë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka bërë me dije se LDK-ja nuk do të përfshihet fare në këtë kompromis.
Sipas tij, deri me tani disa parti tjera kanë shprehur të bëjnë kompromis në lidhje me postin e kryeparlamentarit.