Abdixhiku nesër prezanton projektet kryesore: 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin
13 janar 2025
| 23:30
Abdixhiku ka njoftuar se nga ora 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do t’i prezantojë projektet kryesore të Qeverisë së tij Prishtinën, si dhe do të nënshkruajnë marrëveshjen e zotimeve për këto projekte, që kapin vlerën 1.5 miliard euro.
“Nesër, paraqesim projektet kryesore të Qeverisë sime për Prishtinën, siç dhe nënshkruajmë marrëveshjen e zotimeve për këto projekte. Plot 1.5 miliard euro investime për Kryeqytetin! Infrastrukturë, sport, kulture, arsim e shëndetësi! Me këtë mbështetje, pa pengesa plot urrejtje, Prishtina bëhet! E ardhmja është e bukur! Nesër, nga ora 12:00”, ka shkruar Abdixhiku.