Abdixhiku nga Banja e Istogut: Më 9 shkurt do ta festojmë fitoren e madhe

26 janar 2025 | 18:08

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim sot në Banjë të Istogut, ku mijëra qytetarë iu bashkuan vizionit të kësaj partie për katër vitet e ardhshme.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se fryma e fuqishme e ndryshimit që po ndjehet në çdo qytet të Kosovës është garanci e fitores më 9 shkurt.

Postimi i tij i plotë:

“Banjë e Istogut! 🔥✌️

Tërmet elektoral! E paparë!

Salla plot, korridoret plot, zemrat plot!

Ilir, të lumtë! Të lumtë për këtë frymë.

Mbështetje e zjarrtë e kësaj ane që na mbushi me krenari e me shpresë për të ardhmen!

Banja e rreshtuar fuqishëm prapa vizionit të LDK-së për Kosovën përparimtare! U fola për angazhimin tonë për zhvillimin e Istogut dhe të gjithë Kosovës. Projektet tona për mbështetjen e bujqësisë, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës janë të qarta dhe të realizueshme.

Fryma e fuqishme që po na shoqëron kudo është thirrje e qartë popullore për ndryshim, dhe garanci se më 9 shkurt do ta festojmë fitoren e madhe.

Falemnderit Ilir për organizimin, suksese kandidatëve tonë nga kjo anë Shkemb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj, Besim Mulaj, Lisa Rugova.
Bashkë do të bëhemi ndryshimi!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni AAK-Nisma ka mbajtur tubim në Malishevë. Qytetarë të shumtë…