Abdixhiku nga Gjakova: Bizneset do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë

16 janar 2025 | 18:45

Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë.

“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie – edhe një shembull i qartë i shpirtit sipërmarrës dhe inovativ të popullit tonë! Prodhon në Kosovë. Eksporton jashtë. Ulë deficitin tregtar! Punëson 200 punëtorë! Këta janë patriotët modern të vendit! Prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset!”

Ai ka thënë se sektori privat është motor i ekonomisë së Kosovës, derisa ka shtuar se këto biznese do të jenë partnerë për ndërtimin e një Kosove më të fortë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie – edhe një shembull i qartë i shpirtit sipërmarrës dhe inovativ të popullit tonë!

Prodhon në Kosovë.

Eksporton jashtë

Ulë deficitin tregtar!

Punëson 200 punëtorë!

Këta janë patriotët modern të vendit! Prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset!

Sektori privat është motorri i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë. Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari.

Bashkë, do ta sjellim ndryshimin që vendi ynë e meriton!

Bashkë do të ecim në Rrugën e Re!

Bashkë do ta bëjmë Kosovën!

#LDK124

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza u ka premtuar drenicakëve se nuk do ta…