Abdixhiku nga Peja: Kulturën e punës nga komunat ku qeverisim do ta sjellim edhe në nivelin qendror me investime multi-milionëshe

17 janar 2025 | 14:52

Kandidati i LDK-së për kryeministër dhe lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë të premten në hapjen e Galerisë së rinovuar të Arteve në Pejë, për ta parë ekspozitën personale të fotografive të Korab Bashës me emër: “Keep Calm and Smile”.

Abdixhiku ka thënë se ajo që e dallon secilën komunë ku qeveris LDK-ja është kultura e punës, e të cilën thotë se do ta sjellin edhe në nivelin qendror me investime multi-milionëshe në projekte, duke përmendur Ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatri i ri Kombëtar e Muzeu Bashkohor, themelimi ndhe ndërtimin e Muzeut të Paqes dhe Rezistencës dhe adoptimin e 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës.

“Kultura përbën vet shpirtin e një populli, dhe me qeverinë time, shpirti kreativ i popullit tonë do ta ketë të gjithë vëmendjen e shtetit për të na inspiruar e për të na frymëzuar. Ndryshimin do ta bëjmë bashkë, edhe në kulturë!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…