Abdixhiku nis takimin me përfaqësuesit e shoqërisë civile

11 korrik 2023 | 11:48

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abidixhiku, ka filluar takimin me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me situatën në të cilën gjendet Kosova pas tensioneve në veri dhe raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

Takimi i cili është duke u mbajtur në një nga hotelet në periferi të Prishtinës, është me dyer të mbyllura.

Ndër pjesëmarrës janë Ismet Kryeziu nga KDI-ja, Ehat Miftaraj nga IKD-ja, Lulzim Peci nga KIPRED-i, Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin, Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, Albert Krasniqi nga Demokraci Plus, etj.

Javën e kaluar, Abdixhiku ka takuar gazetarë dhe opinionistë kosovarë me qëllim të njëjtë.

Abdixhiku ka thënë se këto takime janë nisje e artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj dhe rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka kujtuar Masakrën e…