Abdixhiku: Njohja nga Serbia mund të mos na vijë fare

01 korrik 2022 | 08:03

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dialogun, duke thënë se përfundoi në tavolina i papërgatitur, meqenëse nuk e kishte prioritet.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi.

“Kosova duhet të ketë prioritet dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet, teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet, as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimin e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka deklaruar se njohja nga Serbia mund të mos i vijë fare.

“Në dialog nuk flitet për sovranitetin, territorin dhe rendin kushtetues të Kosovës. Po ta kishim klasën politike më të guximshme, do të kishim më shumë aleatë në krahë për këtë proces. Njohja mund të mos na vijë fare, por kam frikën si po e portretizojmë veten para vendeve aleate. Sikur të marrim njohjen e pesë shteteve mosnjohëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka thënë Abdixhiku në “Klan Kosova”.

Abdixhiku ka bërë me dije se LDK-ja i jep rëndësi procesit të dialogut, por jo edhe palëve përfaqësuese nga Kosova. “LDK-ja i jep rëndësi procesit, mirëpo jo palëve përfaqësuese. Kurti nuk raporton as para se të shkojë e as pasi që kthehet në takimet dialoguese. Por, ky është një stil i mbyllur i qeverisjes. Kemi një kryeministër që nuk është besnik ndaj asnjë parimi që ka pasur ndër vite”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Kuvendi i Kosovës mblidhet prapë për ta vazhduar punën…