Abdixhiku: Pa Llap nuk ka LDK, faleminderit Ekrem Hyseni

11 nëntor 2021 | 19:05

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të sotëm në Podujevë, para të pranishmëve, tha se pa Llap nuk ka LDK dhe pa LDK nuk ka as Llap.

“Llapi gjithmonë ka qenë dhe mbetet shtyllë e LDK-së, bazament i vlerave dhe orientimeve tona jo vetëm në nivel lokal por edhe në nivel nacional. Siç e kam thënë gjithherë, pa Llap nuk ka LDK, pa LDK nuk ka as Llap. Jemi një, jemi bashkë, ju në shtëpinë tuaj politike, ne në vendlindjen tonë ideologjike”, ka thënë Abdixhiku.

“Të dashur llapjanë, i dashur Ekrem, më lejoni të ju falënderojë, këtu e kështu në kaq shumë masë, për rikthimin e madh që i bëtë LDK-së në Podujevë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i PDK-së për Prishtinën, Lirak Çelaj, ka komentuar debatin…