Pagat e Trustit nivelohen me ato të BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se pagat e menaxhmentit të Fondit Pensional (Trusti) përfundimisht nivelohen me ato të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht pas 10 viteve debat, nivelohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimit e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim dhe zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6,000 euro ishin joproporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e vet në “Facebook”.
Sipas tij, do të ishte mirë që shembulli i tillë të ndiqej edhe nga qeveria dhe institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht sipas tij tani për tani kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër.