Abdixhiku para qytetarëve të Hanit të Elezit: Gazifikimi i Kosovës do të sjellë punë dhe mirëqenie

12 janar 2025 | 20:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim në Han të Elezit.

Ai ka thënë se Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës.

“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet,” ka thënë Abdixhiku.

“Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim i sjellë banorëve të kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi,” ka thënë ai.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka gjetur bazën e vet në këtë qytet të vogël jugor.

“LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet të vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë se ndryshimi i madh po vjen tashmë,” ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pal Lekaj, kandidat për deputet nga AAK-ja me numër 7,…