Abdixhiku pas aksidentit ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë: Mëngjes i trishtë e me dhimbje plot

23 nëntor 2021 | 11:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku kanë mbetur të vdekur 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Abdixhiku ka bërë me dije se për këtë lajm të trishtë i ka shprehur ngushëllime edhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot. Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh. Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë. Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, aksidenti tragjik ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga të mbijetuarit nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari…