Abdixhiku pas fitores së LDK-së në Gjykatën Kushtetuese: Kurti dhe ministrat e tij mburreshin me paditurinë
24 nëntor 2023
| 14:17
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij mburreshin me këtë ligj dhe me paditurinë.
“Kryeministri e ministrat rend mburreshin me këtë ligj. Kryeministri e ministrat mburreshin me paditurinë. Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.