Abdixhiku pas regjistrimit të deputetëve: Asnjë pazar nuk mund ta ndalë LDK-në

11 prill 2025 | 16:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në rrjete sociale pas regjistrimit të deputetëve të LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se asnjë pazar nuk mund ta ndalë LDK-në.

“Regjistrimi në mandatin e katërt tashmë. Së bashku me kolegët e tjerë të LDK-së, ata që e lartësojnë këtë shtëpi të madhe të demokracisë në secilin veprim. Ata që në momentin më kritik, qëndruan, punuan, dhe nisën rikthimin tonë politik. Ishim pak, po bëhemi më shumë! Kënaqësi!”.

“Teksa shoh grupin në këtë përbërje, reflektim i 171 mijë votuesve tanë, teksa shoh se si gjysma e tyre janë këtu për herë të parë, e të tjerë me kaq shumë përvojë – deri në shtatë mandate – e kuptoj qartë dhe mesazhin e votuesve tanë. Do ta nderojmë këtë mesazh me punë, dinjitet e me mbajtje të fjalës. Ndryshimi vazhdon. Fort! Pa ndalë! LDK-në që e keni kërkuar do ta keni; dhe asnjë agjendë, asnjë përpjekje e asnjë pazar s’mund ta ndalë! LDK, votuesi e populli, po bëhen një. Demokraci; demokraci dhe asgjë më pak se kaq! Na priftë e mbara! Le të jetë ky një rrugëtim i drejtë për vendin dhe për Lidhjen tonë të shenjtë!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një propozim zyrtar për zgjerimin e Kupës së Botës 2030…