Abdixhiku pas takimit me sindikalistët: Ndalja e pagave është joligjore, s’kemi nevojë për konflikte

02 shtator 2022 | 12:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndalja e pagave për punëtorët që janë në grevë është e papranueshme dhe joligjore.

Ai pas takimit me kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarin e këtij këshilli, Ali Gashi, sa i përket mosekzekutimi të pagave për punëtorët e sektorit publik, ka thënë se Kosova ka nevojë për qetësi e jo për konflikte.

Sipas tij është shqetësuese situata e krijuar pas grevës së shpallur në të gjitha nivelet në arsim.

“Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe kam shprehur shqetësimin tonë mbi këtë grevë dhe konsiderojmë se duhet të ketë një dialog ndërmjet qeverisë dhe BSPK është imperiativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror të Kosovës dhe kemi nevojë për dialog që fëmijët tanë të kthehen në shkollë”, ka thënë Abdixhiku.

Ky takim vjen pasi Qeveria e Kosovës ua ka bllokuar pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë nëpër komuna, që janë në grevë nga 25 gushti.

Pas Abdixhikut, ata pritet të takohen edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Për shkak të mosekzekutimit të pagave, më 1 shtator, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqesues së Kosovës, Valon Berisha është transferuar në…