Abdixhiku pas tubimit të LDK-së: Mbi një mijë qytetarë mbetën jashtë salle, ju kërkoj falje që nuk pati vend për të gjithë
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku pas hapjes së fushatës zgjedhore me një tubim në Prishtinë, ka pasur një kërkimfalje për të pranishmit.
Ai ka thënë se shumë qytetarë mbetën jashtë për shkak se salla nuk i zuri. Abdixhiku ka thënë se numri i atyre që mbetën jashtë është mbi një mijë.
“Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Detyrohem një kërkimfalje për gjithë ata mbështetës e qytetarë që na mbetën jashtë. Më thanë se ishin mbi një mijë. Ndonëse u hoqën dhe karriget, vend nuk kishte më shumë, nuk kishte hapësirë më shumë!
Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!
Fushatë të mbarë!
124 është numri ynë!
Republika jonë është vetë ëndrra jonë!
Ndryshimi sot, është misioni jonë! ✌️