Abdixhiku, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit: I qëndrojmë propozimit të sotëm të Kryesisë së LDK-së

26 dhjetor 2019 | 16:54

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur shkurtimisht para gazetarëve pas seancës konstituive ku janë zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja do të vazhdojë t`i  ndjekur rregullat kushtetuese.

“Do të vazhdojmë tutje sipas rregullave kushtetuese në vend, ne kemi thënë që të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial vendos që të ndjekë këtë rrugë. I qëndrojmë propozimit të sotëm të kryesisë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka treguar dallimin mes PAN-it…