Abdixhiku: Pavarësisht pengesave nga Qeveria, Rama po bën një punë të jashtëzakonshme në Prishtinë

21 korrik 2023 | 22:30

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim pune me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, drejtorë dhe asamblistët e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në takim është diskutuar dhe procesi i zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit komunal, ku sot gjatë ditës Kuvendi Komunal zgjodhi Pëllumb Bajqinovcin për kryesues.

“Pëllumbi do t’i japë dinamikë tjetër punës në kuvendin komunal, siç e ka dëshmuar gjatë gjithë aktiviteteve të tij në kryeqytet. Ekipa qeverisëse e kryetarit Rama së bashku me asambleistët u dakorduan që t’i koordinojnë punët dhe projektet që po e përmirësojnë jetën e qytetarëve çdo ditë. Kryetari, Rama, po bën një punë të jashtëzakonshme në transformimin e Prishtinës pavarësisht vështirësive e pengesave që po u bëhet nga Qeveria. Sot, nëpër rrugët, rrugicat dhe sheshet e Prishtinës vëren gjallëri dhe punime të cilat janë në shërbim të drejtëpërdrejt të rritjes së cilësisë së jetesës në kryeqytet. Vazhdojmë me punët e mira për Prishtinën!”, ka theksuar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi e fuqishme e ka goditur të premten pjesën…