Abdixhiku për Faton Bislimin: Dorëheqjet në ditën kur shpallen zgjedhjet janë të pakuptimta

24 maj 2023 | 17:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një konferencë për medie derisa ka treguar se më 1 qershor do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në këtë parti, është pyetur nëse ka mospajtime brenda partisë, pasi sot ka dhënë dorëheqje Faton Bislimi.

“Dorëheqjet në ditën kur shpallen zgjedhjet janë të pakuptimta, sepse edhe kryesia është në dorëheqje e sipër. E rëndësishme është rruga që kemi përpara”, ka thënë Abdixhiku.

Më 1 qershor LDK-ja fillon procesin e zgjedhjeve të brendshme – Epoka e Re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…