Abdixhiku: Për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik

04 korrik 2021 | 13:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Në mesazhin e urimit, ai ka  vlerësuar për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik.

“Sot, ShBA-të festojnë ditën e pavarësisë, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen e popullit amerikan drejt arritjes së synimeve dhe idealeve për liri dhe pavarësi. Që nga ai moment Shtetet e Bashkuara në politikën botërore mbajnë flamurin e lirisë dhe demokracisë. Për Kosovën ShBA-të ishin dhe janë aleati jetik në ekzistencën tonë si komb dhe si shtet. Në momentet më kruciale kur populli ynë po ballafaqohej me jetë apo vdekje, Shtetet e Bashkuara vepruan në mbrojtjen e idealit për liri dhe çlirim, ideal dhe synim që e kanë të brumosur në vet gjenezën e tyre si shtet nga etërit themelues”, ka vlerësuat ai.

Sipas tij, rrugëtimin e deritashëm Kosova e ka  falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së.

“Kosova në gjithë këtë rrugëtim deri më sot, ka arritur falë mbështetjes së pa rezervë të ShBA-së, fillimisht në luftën për liri e më pas edhe në shpalljen e pavarësisë dhe tani e tutje në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.  ShBA-të mbeten vendi mik më i mirë i Kosovës, si dhe raportet tona të ngushta nuk lejojmë asnjëherë të zbehen. Përjetësisht mirënjohës!  Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U tha që ajo do të eliminohet shumë shpejt! Ylli…