Abdixhiku për Kurtin: Ky njeri nuk di të qeverisë!

27 shtator 2022 | 10:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për grevën në arsim.

Ai ka shkruar në “Facebook” se mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim, rrinë në shtëpi, por kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni.

“Paaftësi dhe papërgjegjësi! Ky njeri nuk di të qeverisë! Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike.

“Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara – në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi”, ka theksuar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës dyditore në Japoni me rastin e ceremonisë lamtumirëse…