Abdixhiku për Kurtin: Populli i Kosovës nuk e duron këtë zymtësi dhe mendje të çoroditur

14 maj 2024 | 08:51

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ai dhe partia e tij janë të interesuar të largojnë polarizimin që po mbretëron në Kosovë, kthimin në krahë me aleatët euroatlantikë si dhe zhvillimin e Kosovës.

“Është mision jetësor që Kosova të jetë vend anëtar i NATO-s”, tha Abdixhiku në emisionin “Opinion”.

Ai ka folur edhe për zhvillimin ekonomik dhe për krahasimin me Kroacinë.

“Koha po ikën. Tri vite e katër vite. S’kemi kohë. Me trendin e tanishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës, shtetit tonë do t’i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë. Fëmijët e mijë do të bëhen pensionistë. Nuk kemi kohë për të pritur kaq shumë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, populli i Kosovës nuk ka kohë për të duruar një zymtësi të tillë dhe në një mendje të çoroditur që na kthen kundër krejt asaj që kemi ndërtuar me sukses.

“Jam në terren çdo ditë me qytetarë të Kosovës. Po e shoh një rizgjim të djathtës patriotike që Kosovën e mban brenda një familjes së shëndoshë, brenda një rrugëtimi euroatlantik dhe brenda një republike të fortë”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezoluta për Srebrenicën dhe gjenocidin e supozuar nuk është gjë…