
Abdixhiku për ofendimet e Kurtit: I konsiderojmë të mjaftueshme sa për të mos pasur as takim
14 prill 2025
| 21:08
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur rreth refuzimit që ia bëri Albin Kurtit për takim.
Abdixhiku thotë se ofendimet e bëra nga Kurti para dhe gjatë fushatës, janë edhe parakusht për të mos e takuar atë, përcjell Periskopi.
“Ofendimet e dhëna para fushatës, gjatë fushatës ndaj LDK’së dhe votuesve tanë, janë parakusht për mostakim. Ky nuk është parakusht për mosbashkëpunim. Ne ofendimet i konsiderojmë të mjaftueshme sa për të mos pasur as takim. Për bashkëpunim ne kemi ne kemi dallime shumë më të thella.
Pra le ta kemi të qartë; për takim – fjalët bëjnë diferencën – për bashkëpunim – kemi dallime shumë më të thella.
Ato dallime janë ideologjike, fundamentale të vizioneve e tjera…”, deklaroi Abdixhiku ndër të tjera./Periskopi/