Abdixhiku për zgjedhjen e presidentit: Do të jemi konstruktiv

16 mars 2021 | 11:59

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë konstruktive sa i takon çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit. Kështu ka thënë të martën, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Do të punojmë për interesin e Republikës së Kosovës, dhe ky interes nënkupton që do të jemi konstruktiv, të jemi të afërt ndërmjet veti, duke i projektuar idetë tona, por njëkohësisht duke i shërbyer institucioneve të Republikës së Kosovës. Do të jemi konstruktiv, duke i mbrojtur idetë, pozicionet dhe idealet dhe idetë e LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.

Gjatë një deklarate për media, pas homazheve në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, Abdixhiku, ka konfirmuar se të premten, do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga…