Abdixhiku për Zhegrovën: Aset kombëtar, Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtësi

08 shtator 2024 | 20:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një postim mbështetës për Edon Zhegrovën, i cili u përjashtua nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, së bashku me Muslijan dhe portierin Muriq.

Abixhiku e ka ngritur lart yllin evropian duke i dalë në mbrojtje e duke i dhënë përkrahje.

Postimi i plotë:

NJË POSTIM MBËSHTETËS PËR NJË DJALË TË RI
Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm! Është i sjellshëm, është i edukuar dhe mbi të gjitha është i përkushtuar në atë që bën. Fitoren dhe suksesin e manifeston – siç edhe e thotë ai vet.
E kam parë nga afër përkushtimin e tij. Ai edhe në qëndrimet e shkurta në Kosovë tregon disiplinë. Në çdo drekë e darkë që kemi pasur bashkë, ai kujdesej për secilin ushqim. Në Francë madje edhe e raportonte menynë. Pas çdo takimi përfundonte në palestër. Mbi të gjitha ai është i sjellshëm. Asnjëherë arrogant. Intelegjent në diskutime ani pse është veç në të 20-tat. Të kesh kaq shumë jetë strikte në këtë moshë të re shpesh them se është dënim. Por, ja që vetëm një i përkushtuar – një profesionist – bën kaq disiplinë!
Përtej gjithë këtyre, e pavarësisht gjithë këtyre, Edon Zhegrova është yll evropian.
Ai vjet ishte zgjedhur ndër tre futbollistët më të mirë në Francë. Mbappe ishte i pari. Këtë vit, veç vet kualifikoj Lillen në Ligën e Kampionëve. Në çdo paraqitje të tij ai lartnon Kosovën, e manifeston tregimin e bukur të Kosovës!
Pra është aset kombëtar!
Si i tillë ai duhej mbrojtur si aset kombëtar!
Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtësi. Sepse i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë!
Kokën lartë djalë!
Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të…