
Abdixhiku përjashton bashkëpunimin me Vetëvendosjen: “Nuk duam dhe nuk punojmë për këtë”
10 mars 2025
| 19:34
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk kemi pasur asnjë takim me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta (LVV)”, ka thënë ai në konferencën pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.