Abdixhiku përkujton masakrën e Krushës së Madhe

25 mars 2021 | 12:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe.

“Sot, përkujtojmë njërën prej masakrave më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë. Ndër krimet më të tmerrshme të Serbisë, atë në Krushë të Madhe, ku u vranë dhe masakruan 243 shqiptarë, civilë të pafajshëm. Po ashtu, përkujtojmë dhe nderojmë sakrificën e familjes Berisha nga Suhareka, ku, më 25 mars 1999, anëtarët e saj u vranë nga forcat e regjimit të Millosheviqit”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka theksuar se vrasjet dhe masakrat e shqiptarëve shokuan botën mbarë dhe vunë në lëvizje diplomacinë perëndimore për ta ndalë gjenocidin në Kosovë.

“Shumë familje, ende jetojnë mes dhimbjes dhe forcës nga mungesa e më të dashurve të tyre, prej të cilëve, shumë janë ende të pagjetur. Pa sakrificën e këtyre familjeve, liria e sotme nuk do ta kishte kuptimin e njëjtë. Lavdi të rënëve për liri!”, ka thënë Abdixhiku me rastin e përkujtimit të kësaj masakre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Turqi për të…