Abdixhiku përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit: E kam ditur që Prishtina nuk na lë vet
15 janar 2025
| 22:53
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku, ditën e sontme e mbylli me tubimin zgjedhor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Ai u prit me entuziazëm nga qindra qytetarë të kësaj lagje dhe simpatizantë.
Abdixhiku aty shpalosi planin për investim në kryeqytet, në vlerë prej 1.5 miliardë eurosh.
“E kam ditur gjithnjë se Prishtina nuk na le vet. S’më le vet! Prishtina e kaltërt po flet!”, tha Abdixhiku.