Abdixhiku: Piloti zviceran kërkoi leje për ta bërë një zemër në hapësirën e Kosovës

11 prill 2020 | 14:24

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka treguar se si u realizua një vijë ajrore me formën e zemrës në hapësirën ajrore të Kosovës.

Ai theksuar se piloti zviceran ka kërkuar leje nga autoritetet përkatëse të Kosovës për ta bërë një gjë të tille.

“Piloti zviceran donte të inkurajonte vendin tonë në betejën kundër COVID19. Kërkoi leje nga kulla; leja ju dha. Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë…