Abdixhiku premton mbështetjen e LDK-së për anëtarësimin e Kosovës në KE

12 maj 2022 | 17:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës (KE) është hap i domosdoshëm për vendin.

Ai ka shtuar se LDK-ja do ta mbështesë këtë proces në të gjitha kapacitetet e saj politike.

“Aplikimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i domosdoshëm për shtetin tonë dhe integrimin e synuar drejt familjes euroatlantike. Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbështesë këtë proces në të gjitha kapacitetet e saj politike”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, ai thënë se LDK-ja si anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP) do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë e saj komunikuese për këtë çështje.

“Si anëtarë të EPP-së, ne do të shfrytëzojmë të gjitha kanalet komunikuese tona në këtë drejtim. Prandaj sot, menjëherë pas aplikimit zyrtar, kam nisur një letër në drejtim të presidentit të EPP, z. Donald Tusk. Në këtë letër kam kërkuar mbështetjen e parezervë të familjes sonë evropiane për aplikimin e Kosovës; mbështetje e domosdoshme në Komitetin e Ministrave e në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, aty ku deputetët e EPP-së përbëjnë grupin më të madh politik sot”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja beson se anëtarësimi i Kosovës në KE, forcon demokracinë si dhe ndikon në stabilitetin rajonal për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Këtë mesazh do ta përcjellë edhe nga afër në Kongresin e radhës së EPP-së që do të mbahet këtë muaj në Rotterdam. Aty unë dhe LDK do të kemi rastin e adresimit me fjalë e të takimeve me udhëheqës shtetëror e liderë të partive anëtare të EPP-së nga e gjithë Evropa. LDK beson se anëtarësimi ynë në Këshill të Evropës forcon demokracinë tonë, siç dhe ndikon në stabilitetin rajonal për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e 24-të të rënies së Agron Rrahmanit, kryeministri…