Abdixhiku pret në selinë e LDK-së një delegacion të gjërë të CSU-së
09 maj 2024
| 19:25
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në selinë e LDK-së një delegacion të gjërë të CSU-së nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Günther Beckstein.
“Diskutuam për rrugëtimin e LDK-së në veçanti e për përpjekjen e Kosovës në përgjithësi si dhe bashkëpunimin e ngushtë mes CSU-së dhe LDK-së. Si dy parti të anëtarësuara në formacionin më të madh politik në Evropë, në Partitë Popullore Evropiane, ndajmë të njëjtat vlera dhe bindje politike. Bashkëpunimi ynë është më shumë se një deklaratë e përbashkët sot; është një zotim për të krijuar rrugë me më shumë projekte konkrete që ngrisin nivelin tonë partiak në standarde evropiane”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.