Abdixhiku pret në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë

20 shkurt 2024 | 13:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve aktuale në vend, si dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike rreth këtyre zhvillimeve.

“Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Blitt vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme në interes të të dyja vendeve”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet kundër…