
Abdixhiku pret në takim ambasadorin britanik: KQZ-ja ta përmbyll sa më shpejt procesin e numërimit të votave
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Abdixhiku dhe ambasadori britanik Hargreaves, kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
Para ambasadorit Jonathan Hargreaves, Abdixhiku ka ritheksuar se pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ta mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve gjithmonë mbi bazën e parimeve demokratike.
Në fund të këtij takimi, kryetari Abdixhiku i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit britanik, për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në proceset më të rëndësishme të saj.