Abdixhiku pret në takim kryetarët e degëve të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot, në selinë qendrore të partisë ka pritur në takim kryetarët e degëve.
“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm”.
“Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren tonë të madhe. Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet”, ka shkruar në “Facebook” Abdixhiku.
Ai ka theksuar se kësaj mbështetjeje të gjerë dhe të palëkundur qytetare, i përgjegjen me ekipin më të mirë, me programin Rruga e Re të përpiluar nga 270 ekspertë, dhe me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar të ardhmen e ndritshme në Kosovë – për secilin qytetar, dhe për secilën familje!
“Prandaj me 9 shkurt, bashkë me qytetarët e vendit, do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton. Sepse bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë për të gjithë. 124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores! Bashkohu me ne, dhe bëhu ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku.