Abdixhiku pret në takim Rrahman Jasharajn
02 shtator 2022
| 11:21
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim, kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarin e këtij këshilli, Ali Gashi.
Ky takim vjen pasi Qeveria e Kosovës ua ka bllokuar pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë nëpër komuna, që janë në grevë nga 25 gushti.
Pas Abdixhikut, ata pritet të takohen edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin.
Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti.
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion. Kurse, zyrtarë në Thesarin e Kosovës kanë thënë se janë në pritje të konfirmimit të listave të pagave.