Abdixhiku pret në takim shefin e OSBE-së, Braathu

02 mars 2020 | 17:22

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jean Braathu.

Ministri Abdixhiku shpalosi prioritetet kryesore në dikasterin e infrastrukturës dhe atë të mjedisit, duke theksuar vendosmërinë për transparencë të plotë në proceset e ministrisë. Ai tha se janë duke rishikuar dinamikën e të gjitha projekteve që ende nuk kanë përfunduar, me qëllim të përmbylljes së tyre sa më shpejtë, në mënyrë sa më të suksesshme.

Braathu, në anën tjetër, tregoi për të gjitha projektet e përbashkëta, në të cilat OSBE është pjesëmarrëse dhe tha se është i hapur për çfarëdo ndihme që ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit mund të ketë, në realizimin e projekteve të duhura për vendin.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 1 mars me një atmosferë sportive është mbajtur kampionati…