Abdixhiku pret në takim Szunyogin, shpalos planin 7-pikësh për veriun

25 korrik 2023 | 13:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur të martën në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.

LDK-ja ka njoftuar se në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik.

Kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunzog planin 7-pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 25 qershor 1984, në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës…