Abdixhiku pret në takim Wielandin, flasin për situatën politike në vend
23 shtator 2022
| 13:13
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, ka pritur zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Abdixhiku me Wieland kanë diskutuar për situatën politike në vend, proceset integruese të Kosovës, si dhe rolin e Parlamentit Evropian në këto procese.
Gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Parlamenti Evropian i ka dhënë vendit tonë, si dhe mirënjohje Wielandit si kontribuues në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë edhe me institucionet tjera të BE-së, ku nevoja e Kosovës për avancim në proceset integruese, me theks të veçantë për liberalizimin e vizave për qytetarët është e domosdoshme.