Abdixhiku prezanton katër projekte me vlerë 60 milionë euro për kulturën

25 dhjetor 2024 | 19:55

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër, prezantoi katër projekte kulturore me një vlerë totale prej 60 milionë eurosh. Projekti përfshin ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Teatrit të Operas dhe Baletit, Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Muzeut të Paqes dhe Rezistencës, që do të kontribuojnë në transformimin e Kosovës.

Teksa ka prezantuar këto projekte Abdixhiku ka ironizuar me Qeverinë për mungesën e energjisë elektrike.

Ai e ka quajtur edhe lojë tërë atë që ndodhi me moscetrifikimin e Listës Serbe nga KQZ e më pas rrëzimin e këtij vendimi nga PZAP.

“Me shpresë se keni rrymë, e përtej temave populliste e patetike, përtej lojës me certifikim të Listës Serbe, si mjet i ndarjes së panevojshme brendashqiptare, më lejoni të ju drejtoj e të ju flas nga e ardhmja. Këtu, më poshtë, janë katër projektet tona kryesore kulturore, pjesë e kompleksit më të madh kulturor të Kosovës, të cilin do ta bëjmë pas 9 shkurtit. Kosto e gjithëmbarshme e këtyre koncept ideve është rreth 60 milionë euro; pak a shumë sa u shpërndanë në një ditë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka prezantuar projektin për Teatrin e Ri Kombëtar, Teatrin e Operas dhe Baletit, Muzeun e Artit Bashkëkohor e Muzeun e Paqes dhe Rezistencës.

Abdixhiku ka thënë se këto janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të transformojë kulturalisht Kosovën.

“Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për…