Abdixhiku prezanton punën e LDK-së për arsim në kryeqytet, thumbon Qeverinë Kurti

01 shtator 2024 | 20:57

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video ku prezantohet puna rreth mësimit gjithëditor që nga e hëna për herë të parë nis në disa shkolla të Prishtinës.

Teksa prezanton punën e Jehona Lushakut, drejtoreshës për arsim në Prishtinë, Abdixhiku thotë se reforma e saj është modeli i LDK-së në arsim.

“Tani krahasojeni këtë punë, për vetëm 6 muaj kohë, me dështimet spektakulare në nivel qendror, ku popullizmi me gjithë atë buxhet e mundësi shtetare, ofron radhë të gjata pritjeje, maltretime e përfundimisht vonesa në sigurimin e librave – PA ASNJË NEVOJË!

Unë dhe LDK e kemi të qartë rrugën përpara. I kemi të qarta dhe nevojat por dhe zgjidhjet moderne që ju duhen sot. Të tilla që lënë shenja e jo sharje. Që krijojnë ndryshim e nuk ju mbajnë peng në terrin e urrejtjes e përçarjes. ‘Rruga e Re’ dhe modeli ynë në arsim – sikurse Reforma e Jehonës në Prishtinë – synon të zhvendoset në çdo qytet anembanë. Në programin tonë kemi elaboruar reformën në hollësi. Për këtë nuk kemi vetëm zotim, por dëshmi praktike që e shihni këtë vit – për herë të parë – në Prishtinë!”, shkruan Abdixhiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”…