Abdixhiku: Prishtina është gati për ndryshim, LDK-ja dhe qytetarët bashkë për të ardhmen
16 dhjetor 2024
| 22:30
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 të kësaj partie në Prishtinë.
Abdixhiku ka thënë se fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po u shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet.
“Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3! Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet! Ndryshimi po vjen!
Mes përmbylljes së një viti, e nisjes së tjetrit me qëllim për ndryshim, gjejmë Prishtinën, Degën 3 e lagjet ikonike të Kryeqytetit, në thirrje për bërjen e ndryshimit sërish, siç e bënë 3 vite më parë! Prishtina dhe LDK janë tashmë një!”, ka shkruar Abdixhiku.