Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Kroacisë
24 shkurt 2020
| 15:14
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić.
“Në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit. Ambasadorja Barišić, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.